Shpend Ahmeti uron festën e Krishtlindjes

Kryetari i komunës së Prishtinës dhe i Partisë Social Demokrate, Shpend Ahmeti gjatë ditës së sotme ka uruar të gjithë besimtarët krishterë me rastin e festës së Krishtlindjes.

Përmes rrjetit social Facebook, Ahmeti ka shkruar se uron që ky vit t’u sjellë begati, shëndet e gëzime.

“Të gjithë besimtarëve të krishterë që sot festojnë Krishtlindjen, gëzuar.  Urojmë begati, shëndet e gëzime për ju dhe familjet tuaja.”, ka shkruar ai.