Shpend Ahmeti thotë se 'ka kaluar kohë e gjatë' nga deklarata e Molliqajt se ‘AAK është parti e haraçit’

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti gjatë konferencës për media, ku u zyrtarizua koalicioni parazgjedhor mes PSD-së dhe AAK-së, është pyetur nga gazetarët se si e komenton se dikur Dardan Molliqaj, zyrtar i lartë i partisë së tij, e kishte quajtur partinë e Haradinajt ‘parti e haraçit’.

Ahmeti ka thënë se që nga ato deklarata ka kaluar kohë e gjatë nga ato deklarata dhe se partitë janë pjekur politikisht.

“Pas asaj deklarate ka ndodhur VLAN e VAN dhe gjithmonë kjo pyetje i bëhet edhe Molliqajt. Unë mendoj që ka kaluar mjaft kohë që nga ato deklarata dhe mendoj se jemi pjekur si subjekte politike, kemi vazhdu me diskutu. Ka natyrisht pika që nuk pajtohemi, por që definitivisht nuk kanë të bëjnë me ato deklarata”, është përgjigjur Shpend Ahmeti.