Foto: Kallxo.com

Shpend Ahmeti padit VV-në, kërkon ballafaqim me Albin Kurtin

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka paditur për shpifje, ish-partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje dhe deklaroi se prapa akuzave fshihet lideri i LVV-së, Albin Kurti.

Ahmeti para Pallatit të Drejtësisë, tha se padia ka të bëjë me akuzat e VV-së, për qumështin në shkollat e Prishtinës.

“Siç edhe kam paralajmëruar javë më parë se do të ushtoj padi ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për shpifjen e vazhdueshme që i kanë bërë posaçërisht në këtë rast ka të bëjë me qumështin në shkollat e Prishtinës, këtë padi e kam ushtru sepse ata e kanë shpallë vetën edhe Gjykatës edhe pse kanë qenë tërë kohën pjesë e furnizimit me qumësht

Sipas Ahmetit, i cili është edhe kryetar i PSD-së, furnizimet me qumësht të cilat i potencuar VV-ja,  kanë ndodhur gjatë kohës sa ai ka qenë pjesë e kësja lëvizje.

Kryetari i PSD-së, kërkoi ballafaqim në debat televiziv me Albin Kurtin.

“Do të ishte mirë që kjo padi sot të shkonte prapa personit që i organizon tërë këto shpifje megjithatë ‘ai e gjun gurin dhe e mshef dorën’, prandaj sot jemi të detyruar që padinë ta bëjmë ndaj Lëvizjes VV duke marrë parasysh konferencat për media të cilat i kanë mbajt. Ai është Albin Kurti, do të ishte mirë që në debat të ballafaqohemi me të gjitha temat, të mos fshihet prapa të tjerëve”, shtoi ai.

Ahmeti, ndër të tjerash i bëri thirrje Gjykatës që sa më shpejtë ta trajtojë rastin.

Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë e kishte akuzuar kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti, se ka dëmtuar buxhetin e Komunës për 500 mijë euro, në tenderin për blerjen e qumështit për shujtat e fëmijëve nga klasa e parë në të pestën.

https://kallxo.com/vv-ne-prishtine-akuzon-shpend-ahmetin-per-keqperdorim-ne-tenderin-e-qumeshtit/