Shpend Ahmeti: Kuvendi duhet të jetë bartës i dialogut me Serbinë

Partia Social Demokrate (PSD) ka qenë sot nikoqire a partive tjera politike në tryezën që po vazhdon të mbahet që disa herë, ku po diskutohen çështje të ndryshme, përfshi zgjedhjet e reja dhe dialogun me Serbinë.

Presidenti Thaçi sot gjatë ditës përmes një konferencë për media ka njoftuar se të dielën do të udhëtoj për në Bruksel ku do të takohet me Vucicin dhe se po fillon faza e re e dialogut, që ai e po quan, fazë finale.

Sipas Ahmetit, ata si PSD po kërkojnë që bartës i këtij dialogu të jetë Kuvendi i Kosovës.

“Ne po kërkojmë që Kuvendi të jetë bartës i dialogut, nuk mund të kemi bartës të negociatave pa u qartësu mirë në Kuvend, sepse Kuvendi është organi më i lartë ligjvënës. Nuk mund të kalojmë mbi këtë proces veç duke thënë se na ka ftu Mogherini”, tha Ahmeti në konferencën për media pas takimin 2 orësh me përfaqësuesit e partive tjera.

Ahmeti njoftoi se nuk kanë arritur të dakordohen që të dalin me një tekst të përbashkët për platformën e dialogut, megjithatë tha se ditëve në vazhdim do të ketë takime tjera për të parë nëse mund të kenë një tekst të përbashkët për procesin.

https://kallxo.com/thaci-marreveshjet-ne-rajon-po-arrihen-bota-nuk-na-pret/

Ndërsa shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi po e sheh dialogun si çështje që i kalon projektet afat-shkurta e ato afat-mesme.

“ Dialogu me Serbinë nuk është çështje që i takon një partie apo koalicioni, është një çështje që i tejkalon projektet afatshkurta dhe afatmesme, sepse po flasim për të arritur një paqe ndërmjet dy shteteve dhe për të përfunduar një konflikt të ngrirë”, tha në konferencën e pas takimit, Memli Krasniqi.

Sipas tij, konsensui është i dëshirueshëm për këtë temë, ndërsa gjithë përfshirja e akterve politik thotë se është e domosdoshme.

Ndërsa duke folur për frikën për hyrjen në këtë fazë të dialogut, Krasniqi tha se nuk beson që ka parti shqiptare që kanë frikë nga shkuarja në një dialog që e fton Ëashington’i e Brukseli.

Mirëpo përfaqësuesja e Vetëvendosjes në këtë takim, Arbërie Nagavci i’u kundërpërgjigj Krasniqit duke thënë se i besojnë Brukselit e Ëashingtonit, por jo edhe Thaçit.

“Vetëvendosje në asnjë moment nuk është frikësuar nga dialogu, por ne frikësohemi nga Thaçi dhe nga këto qeveri që e kanë treguar se sa të dëmshëm janë për vendin”, tha Arbëria Nagavci pas takimit.

https://kallxo.com/thaci-ka-ardhur-koha-per-marreveshje-historike-me-serbine-video/

Presidenti Thaçi sot njoftoi se të dielën do të shkoj në Bruksel ku do të flasë për edhe cëshje të kufirit me Serbinë.

Ai gjithashtu u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve e partive politike që të jenë pjesë e ekipit negociator në Bruksel, ndërsa kërkoi që t’i tejkalojnë veset ballkanike.

“Bota s’na pret neve deri të merremi vesh. Kosova nuk duhet të lejojë që te na rrokë sindromi ballkanas. Ky është ves ballkanik ku opozita kundërshton gjithçka që bën qeveria”, tha Thaçi në konferencën e sotme.