Shpend Ahmeti Kërkon Ndihmën e BERZh për Unazën

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një statusi në Facebook ka lajmëruar se është duke u negociuar me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh5), për financimin e unazës së qytetit, projekt i cili kushton mbi 60 milion euro.

Sipas Ahmetit, ky projekt nuk mund të financohet nga buxheti i Komunës dhe për këtë ai po kërkon ndihmë nga Qeveria dhe Kuvendi që të dalin garantues para BERZH-it për fonde.

“Ky projekt që kushton mbi 60 milion euro nuk mund të financohet nga komuna dhe kërkon kredi me garancion të sovranitetit nga qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës. Ekipet e para teknike pritet të vijnë shumë shpejtë për ta vlerësuar fizibilitetin e rrugës”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Komuna e Prishtinës kishte blerë autobusët e rijnë nga një kredi i BERZH-it e për të cilën pas disa diskutimeve, Qeveria kishte pranuar që të bëhet garancë e kthimit të pagesave.

Në samitin e Londrës është duke qëndruar edhe kryeministrit Haradinaj.