Arban Abrashi e Shpend Ahmeti - Foto: KALLXO.com

Shpend Ahmeti i konsideron ‘marrëzi antiakademike’ deklarimet e Isa Mustafës

 

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas deklarimeve të Isa Mustafës duke i cilësuar pretendimet e tij si marrëzi antiakademike.

“Ne e dimë që Isa Mustafa plot një vit ju ka thënë simpatizantëve se gjykata do të na “rrëzojë“, por me 23 janar asaj gënjeshtre i ka ardhur fundi. Po e bashkëngjes deklarimin e Isa Mustafes. Po e bashkëngjes edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese ku në vendim thuhet se Gjykata NJËZËRI ka marr vendim me 23 janar. Interesant qysh në “meselen” metaforike Isa Mustafa i referohet komunës si pronë, sigurisht e LDK-së”, ka shkruar Ahmeti në facebook.

Ahmeti ka thënë që është e pakuptimtë sesi Isa Mustafës i duket i drejtë vendimi i Gjykatës Kushtetuese në rastin e Istogut ndërsa në rastin e Prishtinës jo.

“Sot Gjykata ka publikuar edhe vendimin e Istogut në favor të Haki Rugovës (LDK) e kundër Gani Dreshaj (AAK). Sigurisht për institucionalistin Mustafa ky vendim është i drejtë, por në rastin e Prishtinës është shitje e KREJT gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese. Marrëzi antiakademike”, ka shkruar ai.

 

https://kallxo.com/mustafa-shpend-ahmeti-e-shpetoi-qeverine-kushtetuesja-e-shpetoi-ate/

 

https://kallxo.com/vendimi-i-kushtetueses-shpend-ahmeti-perfundimisht-mbetet-kryetar-i-prishtines/

.