Foto: KALLXO.com

Shpend Ahmeti flet për shpenzimet e Ekipit Negociator

Ish-kryesuesi i Ekipit negociator për dialogun me Serbinë, Shpend Ahmeti ka folur në lidhje me pagesat e anëtarëve të këtij ekipi duke thënë se ata kanë shkuar tri herë në Bruksel me ftesë të BE-së, ndërmjetësuesve të dialogut.

“Nuk është pagu asnjë. Kemi shku tri herë në Bruksel me ftesë të ekipit ndërmjetësues”, ka thënë Ahmeti në emisionin “Debat Plus” në televizionin Dukagjini.

Më tej ai ka thënë se buxheti për Ekipin negociator është ndarë nga Qeveria e Kosovës pas rezolutës që ka kalu në Kuvendin e Kosovës.

Ekipi i Shpend Ahmetit e Fatmir Limajt shpenzuan 22 mijë euro për bileta

.