Shpend Ahmeti: Është fikur zjarri në Parkun e Gërmisë

Zjarri i cili kishte kapluar Parkun e Gërmisë sot rreth orës 17:00 është lokalizuar dhe fikur.

Kështu ka deklaruar kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, Ahmeti ka thënë se zjarri është lokalizuar, duke shtuar se do të mundohen ta kuptojnë shkakun e zjarrit.

“Zjarri në parkun e Gërmisë është lokalizuar. Falënderojmë zjarrfikësit dhe punëtorët e Hortikulturës dhe drejtorive përkatëse në Komunë për veprimin e shpejtë. Do të mundohemi të kuptojmë shkakun e zjarrit në parkun tonë”, ka shkruar Ahmeti.

KALLXO.com ka raportuar në lidhje me zjarrin.

Edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës kishte konfirmuar për KALLXO.com zjarrin në Parkun e Gërmisë.

https://kallxo.com/zjarr-ne-germi/

www.kallxo.com