Shpend Ahmeti. Foto: Kallxo.com

Shpend Ahmeti emëron drejtorin e ri të shëndetësisë në Komunën e Prishtinës

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, përmes një shkrimi në Facebook ka bërë të ditur se ka emëruar Bujar Gashin drejtor të ri në drejtorinë e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës.

Ahmeti ka shkruar se ka zgjedhur Gashin sepse ky i fundit bazuar në rezultatet në punë dhe njohjen e Shëndetësisë Primare, ai është zgjedhja e duhur për ta vazhduar reformën në Shëndetësinë primare në Prishtinë.

‘’Dr.Bujari është specialist i mjekësisë familjare dhe trajner i akredituar për Mjekësi Familjare. Në vitin 2016 e kemi zjgedhur si drejtor të Qendrës së Mjekësisë Urgjente në Prishtinë dhe që nga ajo kohë ka treguar rezultate të matshme në fushën e urgjencës dhe menaxhimit shëndetësor’’, ka shkruar Ahmeti.

Ndërsa Drejtoritë e Kulturës dhe Kadastrit ende mbesin pa drejtorë, që nga dorëheqja e Yll Rugovës dhe shkarkimi i Nora Kelmendit, javë më parë nga kryetari Ahmeti.