Kuvendi Komunal | Foto: Komuna e Prishtinës
Shpend Ahmeti e Egzon Azemi përballen në asamble
06.8.2018 - 10:59
Në mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal të Prishtinës ka pasur përplasje mes asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi dhe kryetarit të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Shpend Ahmeti iu drejtua Eman Rrahmanit dhe Egzon Azemit duke iu thënë se ju po boni filma duke dërgu akuza pa bazë.
“Po fleni krejt deputetët e VV-së, po mendoni se po vjen dikush natën po ua merr ndërmarrjet publike”, ka thënë Ahmeti.
Kurse Egzon Azemi iu kthye Shpend Ahmetit duke i thënë se ‘po rren kur po thu nuk kom kërku asgjë prej teje, e ke sponsorizu ndarjen e NPB-së’.
“Po rren kur po thu nuk kam kërku asgjë prej teje, s’kam ardhë në zyre fizikisht, po i kam e-mail, nëse do i publikoj”, ka deklaruar Azemi.