Shpat Zeka

Shpat Zeka nënkampion i Evropës në xhudo

Xhudistët vazhdojnë t’i sjellin medalje Kosovës, është Shpat Zeka që Kosovës i solli sonte një të tillë.

Zeka në kategorinë -100 kg, në një konkurrence prej 24 garueseve, arriti deri ne finale dhe fitojë medaljen e argjendte në Kampionatin Evropian për Junior, që po mbahet ne Sofje te Bullgarisë.

Zeka deri ne finale mposhti tre garues, Alexandre Teodosio (Portugali), Jelle Snippe (Holandë) dhe Iwo Baraniewski (Poloni).

Në finale u mposht nga gjerorgjiani Onise Saneblitze. Zeka vitin e kaluar fitoi medaljen e bronztë në Evropë për U18.