Shpallet tenderi për 30 ndërtesa të reja me energji efiçiente

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka njoftuar se sot është shpallur tenderi që edhe 30 ndërtesa të reja të bëhen me efiçiencë më të mirë të energjisë.

“Qindra ndërtesa publike në Kosovë, kryesisht ndërtesa spitalore, shkollore dhe administratë publike, do të jenë me efiçiencë në të mirë të energjisë dhe kushte më të mira pune”, ka shkruar ministri Lluka në Facebook.

Të gjitha këto në kuadër të projekteve të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik e të financuara nga Banka Botërore, KfW, buxheti i Kosovës, buxhetet komunale dhe donatorë të ndryshëm.

Sipas ministrit Lluka deri tash, me projektin e Bankës Botërore që kap vlerën prej 31 milionë dollarë, janë renovuar 32 ndërtesa dhe, bazuar në raportet e auditimit të energjisë, konsumi i rrymës në këto ndërtesa është zvogëluar për 49%.

Në proces te renovimit janë edhe shumë objekte të tjera.

“Së shpejti do të shpallen tenderë edhe për ndërtesa të tjera. Nuk do të ndalemi derisa t’i bëjmë të gjitha objektet efiçiente”, ka thënë Lluka.

Të gjitha informatat për tenderin e shpallur për 30 ndërtesat e reja mund t’i gjeni KËTU.