Shoqërohet në Polici Pas Xhirimit me Dron

Në Sheshin “Zahir Pajaziti” të Prishtinës mbrëmë është ndaluar një shtetas i huaj, pasi ka bërë incizime me dron në sheshet e Prishtinës.

Policia në raportin e saj të përditshëm njofton se personin që incizonte e ka shoqëruar në stacionin policor, ndërsa rastin e ka regjistruar si incizim të paautorizuar.

Sipas policisë, me urdhër të prokurorit të dyshuarit për incizim i është konfiskuar droni, ndërsa vetë i dyshuari është liruar.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të reagimit policor pas incizimeve me dronë.

http://kallxo.com/policia-te-qeveria-urdheron-aterrimin-e-dronit/

http://kallxo.com/policia-konfiskon-dronin-qe-xhironte-ndertesen-e-qeverise/