Shoqërohen në polici të dyshuarit për sulmin ndaj Sllobodan Petroviq

Dy persona janë shoqëruar në stacionin policor, nën dyshimin se kanë sulmuar deputetin e Listës Serbe, Sllobodan Petroviq.

KALLXO.com ka kontaktuar me Zëdhënësen e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ajo ka konfirmuar për KALLXO.com se një rast është raportuar në polici në orës 10:30.

“Është marrë informacioni se në rrugën “Fazli Graiqevci”, në Prishtinë ka ndodhur një mosmarrëveshje mes tre personave”, tha Ahmeti për KALLXO.com.

Sipas Ahmetit policia dhe prokuroria janë duke hetuar rastin.

Deputeti Sllobodan Petroviq, në një konferencë për media ka thënë se është sulmuar fizikisht gjatë ditës së sotme.

https://kallxo.com/petroviq-jam-sulmuar-fizikisht-sot-afer-kuvendit/