Lumbardhi në Pejë

Shoqëria Civile, letër ministrave e deputetëve: Thuani “Jo” ndërtimit të hidrocentralit në Lumbardh

Përfaqësues të shoqërisë civile, mbi 120 organizata të ndryshme, dje i kanë dërguar letër të hapur Këshillit Ndërministror për Investime Strategjike për ta kundvrshtuar idenë që një kompanie austriake e cila po synon të ndërtojë hidrocentral në lumin Lumbardh t’i jepet statusi i ‘investitorit strategjik’.

letër janë renditur disa arsye se pse këto organizata po kërkojnë që kompania KELKOS të mos marrë statusin e investitorit strategjik dhe rrjedhimisht të mos lejohet ta ndërtojë hidrocentralin në Lumbardh.

Në letrën e dërguar tre ministrave të Qeverisë së Kosovës, Endrit Shalës (MTI), Bedri Hamzës (MF), Fatmir Matoshit (MMPH), Valdrin Llukës (MZhE) dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës thuhet se ky investitor është i njohur për dëmet ambientale që ka shkaktuar në grykën e Deçanit dhe ka shpërdorur statusin e “investitorit strategjik”.

“Përmes kësaj letre, Ne, organizatat e shoqërisë civile të Kosovës, i bëjmë thirrje Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të refuzojnë propozimin nga kompania “KelKos-Energy Peja Sh.PK” për t’i dhënë statusin e Investitorit Strategjik. “KelKos-Energy Peja Sh.PK” dhe kompania e saj mëmë “KelKos-Energy Sh.PK”, me George Leopold Woeber dhe Gerald Berger si pale të autorizuara, nuk i përmbushin kriteret e përcaktuara me ligj për t’ua dhënë statusin e Investitorit Strategjik”, thuhet në letër.

Tutje në letër janë renditur kriteret, të cilat kjo kompani nuk i ka përmbushur për investim në hidrocentrale dhe shkeljet që i ka bërë në rastin e ndërtimit të hidrocentraleve në Deçan.

“Raporti i monitorimit të “KelKos–Energy” nga ZRRE, datë 14.12.2014, ku disa nga gjetjet përfshinë mospërputhjen serioze, siç janë: HC Belaje dhe HC Deçan aktualisht veprojnë pa licencë (si rezultat i pamundësisë së marrjes së Lejes për Mjedisin nga MMPH), në kundërshtim me Ligjin për Rregullatorin e Energjisë dhe legjislacionin tjetër në fuqi;  Ndërtimi i paligjshëm i një linje të drejtpërdrejtë furnizimi për Manastirin, pa njoftuar ZRRE-në dhe pa aplikuar për autorizim në ZRRE; Furnizimi i Manastirit me energji bëhet pa matjet e energjisë së shpërndarë si dhe pa TVSH gjatë shpërndarjes së energjisë; “KelKos-Energy” vazhdon së operuari dhe së gjeneruari energji në mënyrë të paligjshme në HC Belaje dhe HC Deçan, që nga viti 2018, megjithëse ende nuk ka marrë licencën nga ZRRE si dhe lejen nga MMPH, Raporti i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nga Ekipi i Inspektimit për Mjedisin dhe Ujërat të datës 05.05.2014 gjatë një vizite monitoruese në punimet e hidrocentralit të “KelKos-Energy” në Deçan, ku edhe ishte vërtetuar, si në vijim: Humbja e dy burimeve (krojeve) të ujit, rreziku i humbjes edhe të katër të tjerave (gjithsej ka vetëm 6 kroje); mungesa e lejeve për shfrytëzimin e ujit; mungesa e informacionit për Hidrodrini; shkyçja e tubave të ujit që përdoren për furnizimin e ujit të pijshëm për qytetarët e Deçanit; dëmtimi i burimeve (krojeve) të ujit përmes vandalizimit dhe hedhjes së mbeturinave; hedhja e materialit gërmues mbi gypat e ujit të pijshëm dhe në majen e burimeve (krojeve) nga ku del uji i pijshëm; shkatërrimi i rrethojave, tubave, filtrave të përdorur për mbrojtjen e ujit të pijshëm; shfrytëzimi i paligjshëm i zhavorrit nga Zalli i Rupes; ndotja e mjedisit dhe ujit gjatë procesit të punës; ngushtimi i shtratit të lumit për shkak të hedhjes së materialit gërmues në brigjet e lumit; mungesa e dokumentacionit dhe/ose lejes nga MMPH për “Zalli i Rupes’; degradimi i ambientit, degradimi i dheut, degradimi i zhavorrit; dëshmi e degradimit të mjedisit si pasojë e eksploatimit “Degradim tejet i madh ka ndodhur në mjedis nga eksploatimi i zhavorrit dhe rërës në të ashtuquajturin “ZALLI I RUPES”- pa ndonjë dokument nga MMPH, Komuna e Deçanit dhe pa asnjë kriter”, thuhet më tej në letër.

Lexoni më poshtë letrën e plotë:

Të nderuar ministra dhe deputetë të Kuvendit,

Përmes kësaj letre, Ne, organizatat e shoqërisë civile të Kosovës, i bëjmë thirrje Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të refuzojnë propozimin nga kompania “KelKos-Energy Peja Sh.PK” për t’i dhënë statusin e Investitorit Strategjik. “KelKos-Energy Peja Sh.PK” dhe kompania e saj mëmë “KelKos-Energy Sh.PK”, me George Leopold Woeber dhe Gerald Berger si palë të autorizuara, nuk i përmbushin kriteret e përcaktuara me ligj për t’ua dhënë statusin e Investitorit Strategjik.

Më 19 shkurt 2019 ishte bërë e ditur se “KelKos-Energy” kishte përmbushur kriteret teknike në aplikimin e saj për statusin e Investitorit Strategjik[1]. Ne e kuptojmë se përmbajtja e kërkesës së paraqitur është aktualisht nën vlerësim nga Grupi Operativ, i cili është pjesë integrale e verifikimit të pranueshmërisë së një vlerësimi strategjik të mundshëm të deklaratave dhe referencave të pajtueshmërisë. Kompania është e detyruar të marrë deklarata pozitive apo negative mbi pajtueshmërisë nga të gjitha institucionet[2] relevante në mënyrë që të jetë e ligjshme për statusin e Investitorit Strategjik.

Marrë parasysh faktin që “KelKos-Energy” nuk është një investitor i cili është I pranishëm për herë të parë në Kosovë dhe është i mirënjohur për dëmin që u ka shkaktuar katër hidrocentraleve në Deçan[3], qeveria e Kosovës, institucionet, agjencitë dhe deputetët duhet të marrin parasysh të gjitha shkeljet dhe abuzimet që janë raportuar në lidhje me këtë kompani që nga viti 2013.

“KelKos-Energy” është raportuar për mospërpuethshmëri nga institucionet e Republikës së Kosovës në disa raste dhe, nga institucione të ndryshme duke përfshirë Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) dhe Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE):

Raporti i monitorimit të “KelKos–Energy” nga ZRRE, datë 14.12.2014, ku disa nga gjetjet përfshinë mospërputhjen serioze, siç janë:

o   HC Belaje dhe HC Deçan aktualisht veprojnë pa licencë (si rezultat i pamundësisë së marrjes së Lejes për Mjedisin nga MMPH), në kundërshtim me Ligjin për Rregullatorin e Energjisë dhe legjislacionin tjetër në fuqi;

o   Ndërtimi i paligjshëm i një linje të drejtpërdrejtë furnizimi për Manastirin, pa njoftuar ZRRE-në dhe pa aplikuar për autorizim në ZRRE;

o   Furnizimi i Manastirit me energji bëhet pa matjet e energjisë së shpërndarë si dhe pa TVSH gjatë shpërndarjes së energjisë;

“KelKos-Energy” vazhdon së operuari dhe së gjeneruari energji në mënyrë të paligjshme në HC Belaje dhe HC Deçan, që nga viti 2018, megjithëse ende nuk ka marrë licencën nga ZRRE si dhe lejen nga MMPH.

  • Raporti i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nga Ekipi i Inspektimit për Mjedisin dhe Ujërat të datës 05.05.2014 gjatë një vizite monitoruese në punimet e hidrocentralit të “KelKos-Energy” në Deçan, ku edhe ishte vërtetuar, si në vijim:

o   Humbja e dy burimeve (krojeve) të ujit, rreziku i humbjes edhe të katër të tjerave (gjithsej ka vetëm 6 kroje);

o   mungesa e lejeve për shfrytëzimin e ujit;

o   mungesa e informacionit për Hidrodrini;

o  shkyçja e tubave të ujit që përdoren për furnizimin e ujit të pijshëm për qytetarët e Deçanit;

o   dëmtimi i burimeve (krojeve) të ujit përmes vandalizimit dhe hedhjes së mbeturinave;

o  hedhja e materialit gërmues mbi gypat e ujit të pijshëm dhe në majen e burimeve (krojeve) nga ku del uji i pijshëm;

o   shkatërrimi i rrethojave, tubave, filtrave të përdorur për mbrojtjen e ujit të pijshëm;

o   shfrytëzimi i paligjshëm i zhavorrit nga Zalli i Rupes;

o   ndotja e mjedisit dhe ujit gjatë procesit të punës;

o  ngushtimi i shtratit të lumit për shkak të hedhjes së materialit gërmues në brigjet e lumit;

o   mungesa e dokumentacionit dhe/ose lejes nga MMPH për “Zalli i Rupes’;

o   degradimi i ambientit, degradimi i dheut, degradimi i zhavorrit;

o   dëshmi e degradimit të mjedisit si pasojë e eksploatimit  

o   “Degradim tejet i madh ka ndodhur në mjedis nga eksploatimi i zhavorrit dhe rërës në të ashtuquajturin “ZALLI I RUPES”- pa ndonjë dokument nga MMPH, Komuna e Deçanit dhe pa asnjë kriter”.

Që investimet e propozuara të konsiderohen strategjike, ato duhet të jenë në përputhje me standardet mjedisore të përcaktuara me legjislacionin e Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Përveç degradimit serioz të shkaktuar ndaj mjedisit nga investimet e bëra nga “KelKos Energy” siç raportohet nga MMPH, cekur si më lartë, gjithashtu, sipas legjislacionit të Kosovës, nuk lejohet ndërtimi i hidrocentraleve në zonat e mbrojtura. Si pjesë e procesit të avancimit drejt BE-së, ky fakt merret si një indikator serioz i mos-përgatitjes për avancim në rast se standardet mjedisore dhe legjislacioni dështojnë së zbatuari.

Raportet dhe dokumentet e cekura si më lart dhe si më poshtë, nga institucionet e Kosovës mund të shërbejnë gjithashtu si “Referenca të investitorëve mbi përvojat e mëparshme në projekte të ngjashme”[4], të cilat përfshijnë një numër shkresash nga Drejtoria Rajonale e Ujërave “Hidrodrini” që shprehin shqetësime serioze në drejtim të kompanisë “Kelkos-Energy“:

  • Letra që ka të bëjë me ngritjen e shqetësimit nga Drejtoria Rajonale e Ujërave “Hidrodrini” drejtuar Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik e datës 30.12.2013, lidhur me mungesën e informatave dhe rreziqeve gjatë punimeve nga kompania “Kelkos-Energy” në grykën e Deçanit dhe rrezikun që ajo paraqet në lidhje me furnizimin e ujit të pijshëm për 37,000 qytetarë të Kosovës;
  • Kërkesa nga Drejtoria Rajonale e Ujërave “Hidrodrini” në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, datë 28.04.2014, për një vizitë zyrtare monitoruese të punëve të implementuara nga “KelKos Energy” në Deçan për shkak të shqetësimit të shtuar nëse “Kelkos-Energy” ka një Leje Uji dhe nëse kjo kompani po i kryen punimet sipas normave të përcaktuara nga fusha e hidroteknologjisë;
  • Letra e ngritjes së shqetësimit nga Drejtoria Rajonale e Ujërave “Hidrodrini” në “Kelkos-Energy”, me datë 24.05.2014, ku Hidrodrini shpreh “shqetësim serioz” lidhur me aftësinë për të furnizuar qytetarët e saj me ujë të pijshëm. “Hidrodrini” gjithashtu informon “KelKos-Energy” se dy burime (kroje) ujore kanë humbur si rezultat i punimeve të ndërtimit dhe bën thirrje që “të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për t’i kthyer këto burime (kroje) në gjendjen e mëparshme” dhe të mbajë një takim me Inspektoratin e Komunës së Deçanit brenda një periudhe sa më të shkurtër kohore.

Përveç asaj që “KelKos-Energy” nuk respekton legjislacionin e Kosovës, duke qenë në mospërputhje me standardet mjedisore, duke operuar pa leje, ky investitor i propozuar strategjik gjithashtu ka shpërfillur Planin Zhvillimor Komunal të Komunës së Pejës 2006-2025, i cili ndalon zhvillimin e hidrocentraleve përgjatë lumit Lumbardhi.

Për më tepër, zhvillimi ekonomik kurrë nuk duhet të konsiderohet më strategjik sesa të drejtat themelore të njeriut për qytetarët e Kosovës. Ndërtimi i hidrocentraleve nga “KelKos-Energy” ka rrezikuar të drejtat themelore të njeriut për qasje në ujë të pijshëm në Komunën e Deçanit, dhe tani rreziku i njëjtë i të drejtave të njeriut është i pranishëm edhe në Komunën e Pejës nëse një investim i ngjashëm vihet në jetë. E drejta për ujë të pijshëm në Republikën e Kosovës është një e drejtë themelore dhe pa paragjykim[5].

Siç u cek më lart, “Hidrodrini: raportoi humbjen e dy burimeve (krojeve) të ujit dhe rrezikimin e katër të tjerëve. Kjo mund ta vë në rrezik ujin e pijshëm e, bashkë me të, edhe jetën e 37,000 banorëve të Kosovës të cilët mbështeten në lumin Deçan për ujë të pijshëm.

Përgjatë pesë viteve të fundit, fshatrat e Deçanit kanë vazhduar të raportojnë se puset e ujërave nëntokësore 30 metra të thella janë duke u tharë. Në Komunën e Pejës kapaciteti i burimeve të ujit të freskët të Pejës tashmë është shtrirë mjaftueshëm për të qenë në gjendje të furnizojë të gjitha fshatrat dhe qytetarët e saj. 16 fshatrat e “Lugut të Baranit” në Pejë janë pa ujë. Nëse rrjedha e lumit Lumbardhi do të reduktohet më tej gjatë ndërtimit të hidrocentraleve, rezultatet do të jenë katastrofale.

Tutje, përderisa ky propozim për investime bie nën sektorin[6] prioritar të Energjisë (1.1), do të shkaktojë dëme të pariparueshme për sektorin prioritar të Turizmit (1.3). Turizmi në Kosovë është futur në hartën botërore përmes iniciativave të shoqërisë civile, bizneseve private dhe komunës së Pejës që ka si qëllim mbështetjen e zhvillimit të qëndrueshëm të Bjeshkëve të Nemuna, veçanërisht në rajonin e Rugovës ku është propozuar edhe ky investim[7]. Duke vënë në rrezik një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik për Komunën e Pejës, ky investim i propozuar është efekti i kundërt i asaj që synon të arrijë Ligji për Investimet Strategjike.

Në fund, kompanisë “Kelkos-Energy” jo vetëm që NUK duhet t’i jepet statusi i Investitorit Strategjik, përkundrazi, kjo kompani duhet të hetohet dhe të ndiqet penalisht për dëmet që i ka shkaktuar në Kosovë.

Organizatat që kanë vënë nënshkrimin:

 

  1. Environmentally Responsible Action (ERA) group
  2. Marimangat
  3. Syri i Vizionit
  4. Balkan Investigative Reporting Network Kosovo
  5. Internews Kosova
  6. SHBA Gjeravica 1928 Peje
  7. ASRD
  8. Let’s Do It Peja
  9. Into the Park
  10. Aragonit
  11. Anibar
  12. TRACE
  13. SHPSR TROFTA
  14. Shoqata e Gjahtarve te Rugoves
  15. Shoqata e Pyjeve dhe Pronarve privat ,, Bjeshket e Rugoves”
  16. Shoqata per Monitorimin dhe mbrojtjen e Flores dhe Faunes ne Rugove
  17. Qendra per Mbrojtje Avokim dhe Promovim Lokal
  18. Organizata per mbrojten e mjedisit “Gjethi”
  19. Shoqata e Intelektualëve të Pavarur Deçan
  20. Fondacioni ‘Shtatëmbëdhjetë’
  21. OJQ KOHA
  22. KIPRED
  23. Instituti i Kosovës për Drejtësi – IKD
  24. ATRC
  25. Organizata Çohu
  26. Trashëgimia Kulturore pa Kufij – CHwB Kosova
  27. ETEA
  28. Iniciative Kosovare per Stabilitet
  29. Komiteti i Grave te Verbera te Kosoves
  30. KADC
  31. Organizata rekreative “Shijo edhe Ti”
  32. Grupi per Studime Juridike dhe Politike
  33. EC Ma Ndryshe
  34. Organizata “Biciklistat pa Kufij”
  35. Shoqata Melissa
  36. Fondacioni Lumbardhi
  37. Levizja FOL
  38. Fondacioni Kosovar i Arkitektures
  39. GLV “Agroturizmi”
  40. Qendra per integrimi komuniteteve etnike
  41. CEL Kosova
  42. Tri Dritare
  43. Fondacioni Jeshil
  44. Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)
  45. BSFK
  46. Rrjeti i Grave te Kosoves
  47. Qendra për Arsim e Kosovës (KEC)
  48. WWF Adria
  49. FIQ
  50. Fryma e Re
  51. DMO – West of Kosovo
  52. Fondacioni ARSKOSOVA
  53. ESTA Kosove
  54. Center for Environment and Alternative Energy – CEAE
  55. Organizata Kosova Women 4 Women
  56. Varg e Vi
  57. Organizata Science for Change
  58. ” EQM “-” EDUKIM I QËNDRUESHËM PËR MJEDISIN “
  59. Shoqata Ekologjike Eko Viciana
  60. Community Building Mitrovica
  61. KONSUMATORI
  62. KEERC Association
  63. Toka
  64. Organizata per rritjen e cilesise ne arsim – ORCA
  65. Partners Kosova, Center for Conflict Management
  66. GERMIN
  67. Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës – QKRMT
  68. IPKO Foundation (IF)
  69. Qendra Multimedia
  70. CDF
  71. Demokracia për Zhvillim (D4D)
  72. Organizata POLIS
  73. Demokraci Plus (D+)
  74. KosovaLive
  75. Organizata Qendra Kosovare per hulumtime urbane “PRO-Planning”
  76. VIZIONIDA
  77. Programi per te Drejtat Civile ne Kosove (CRP/K)
  78. Qendra per Zhvillimin e Grupeve Shoqerore (CSGD)
  79. Youth Initiative for Human Rights – Kosovo
  80. Let’s Do It Kosova
  81. Youth Ecological and Security Zone- EcoZ
  82. Forumi Kosovar i Aftesise se Kufizuar
  83. Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS)
  84. CEDE-Center for Education and Development of Environment
  85. Autostrada Biennale
  86. Developing Together
  87. Rrjeti i Organizatave te Kultures ne Prizren
  88. Rrjeti i Organizatave te Kultures Peja
  89. Klubi i Intelektualeve te Rugoves
  90. Asociacioni Nacional i Autizmit në Kosovë
  91. Youth Innovation Center Peja
  92. OJQ, Durmish Aslano
  93. KDI
  94. KMDLN
  95. Ekovizioni
  96. Organizata DRIT (Development Research Innovation Training)
  97. PRAK
  98. Finch
  99. Shoqata per Eko Turizem ECOTOUR
  100. Kosovo Environmental Network (KEN)
  101. OJQ KeA
  102. Supercampers
  103. OJQ Gjeomjedisi
  104. Forumi per Integrime dhe Zhvillim – FIZh
  105. Instituti GAP
  106. Sekretariati i Rrjetit të Institucioneve të Pavarura të Artit dhe Kulturēs – RRIPAK
  107. Instituti për Politika Zhvillimore – INDEP
  108. Qendra Kosovare per Studime Gjinore
  109. OJQ GAIA Kosovo
  110. IPOL
  111. Termokiss
  112. OJQ 7ARTE
  113. Ciceroni
  114. Social Enterprise Kosova
  115. Hapesira
  116. Qendra Rajonale e Turizmit n’Dukagjin
  117. Institutin per Monitorimin e Politikave
  118. Qendra Labyrinth
  119. Kosovar Youth Council – KYC
  120. OJQ “Gruaja Hyjnore “
  121. Outdoor Kosovo
  122. Besa Luzha
  123. Jeta Xharra, bashkëthememluese e KOSID, Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm
  124. Dajana Berisha, bashkëthemeluese e KOSID, Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm
  125. Haki Abazi, bashkëthemeluese e KOSID, Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm
  126. Ragip Grajqevci, Përfaqsues i fshatit Hade & Punëtor në korporaten energjetike të Kosovës – Mirash Obiliq

Flamur Z. Rexhbogaj, Përfaqsues i fshatrave të Rugovës