Foto: Kallxo.com
Shoqëria civile kundërshton me protestë projekt-ligjin për subjektet politike
17.6.2019 - 11:02
Organizatat e shoqërisë civile kanë organizuar “Marshin e Refuzimit” për të kundërshtuar Projektligjin për Financimin e Subjekteve Politike.
Marshi ka filluar nga sheshi “Skënderbeu” dhe do të vazhdojë para selive të gjashtë partive kryesore parlamentare.
Përfaqësuesi i shoqërisë civile, Ismet Kryeziu tha se ky marsh është organizuar për t’i bërë thirrje qeverisë që ta tërheqë këtë projekt-ligj.
“Me këtë ligj na trajtojnë si klientë dhe jo votues, na fshehin emrat tonë, na ngritin tarifat dhe ulin gjobat për ta. Në këtë ligj janë 27 amendamente që e dëmtojnë frymën e ligjit apo kërkesat nga ERA”, tha ai.
Kryeziu shtoi se nëse ky ligj votohet në Kuvend do të propozojnë rrëzimin e këtij ligji.