Shoqëri Civile Apo Politike?

Ndërkohë që protesta e radhës e opozitës është lajmëruar më datën 9 Janar në Prishtinë, një temë tjetër që e ka karakterizuar këtë javë ka qenë edhe një nga deklaratat e famshme e kryetarit të Kuvendit Kadri Veselit.

Kreu i Kuvendit në një takim më sektorin e shoqërisë civile kishte deklaruar mes tjerash se shoqëria civile duhet të punojë për të vëzhguar paranë publike, e jo të merret me politikë.

Kjo deklaratë e Veselit është interpretuar si ndërhyrje të drejtpërdrejtë në sektorin jo-qeveritar. Poashtu, ka pasur kritika, akuza e kundërakuza për kontroll, sahan-lëpirje dhe militantizëm politik e partiak nën petkun e shoqërisë civile.

Emisioni ‘Jeta në Kosovë’ mbrëmë ka diskutuar për marrëdhëniet mes politikës dhe shoqërisë civile.

Blerim Latifi, këshilltar i kryetarit të Kuvendit ka deklaruar se kjo deklaratë e shefit të tij është keqkuptuar.

Mirëpo Driton Selmanaj, nga Instituti Demokratik i Kosovës, KDI  cili monitoron punën e Kuvendi, thotë të jetë befasuar me atë se çfarë ka thënë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

“Jam befasuar nga deklarata e kryetarit të Kuvendit. Kadri Veseli kishte thënë për mua “po më çmend me analiza politike çdo mbrëmje”, ka thënë Selmanaj në Jeta në Kosovë.

Por me këto konstatime nuk është pajtuar këshilltari i Kryetarit të Kuvendit Blerim Latifi, i cili thotë se Selmanaj jep deklarata të pamatura e të paqëndrueshme.

“Akuzat e Driton Selmanajt nuk kanë të bëjnë asgjë me moralin e shoqërisë civile”.

Sipas tij, shoqëria civile duhet të merret më shumë me gjëra konkrete e profesionale.

Por, sipas Selmanajt, deklarata e kryetarit të Kuvendi është e pamatur.

“Për 10 muaj, ai ka dëshmuar diçka tjetër, ka qenë i gatshëm të bashkëpunojë. Shoqëria civile duhet të merret edhe me vlerësime të gjendjes politike. Politika le ta harrojë që ma matë lirinë e shprehjes”, tha Selmanaj.

Ndërsa Dajana Berisha nga Forumi për Iniciativa Qytetare thotë se ‘nuk i takon kryetarit të Kuvendit të merret me kryetarit të Kuvendit t’i tregojë shoqërisë civile çka të bëjë.

Analisti Naim Rashiti nuk Grupi për Ballkanin thotë në Kosovë shoqëria civile në disa fusha është shumë më e zhvilluar se institucionet.

“Në Kosovë, shoqëria civile në disa fusha është shumë më e zhvilluar se institucionet. Përfaqësuesi publik duhet ta tregojë të kaluarën e tij para publikut”.

“Nuk presim paqe mes shoqërisë civile dhe politikës, por bashkëpunim të ndërsjellë”, tha Rashiti.