Arkiv: protesta qumeshtareve

Shoqata e qumështarëve skeptike në jetëgjatësinë e vendimit të MTI-së

Shoqata e qumështarëve të Kosovës ka mirëpritur  vendimin e Ministrisë së Tregtisë dhe industrisë për vendosjen e masës 10% për produkteve e Serbisë dhe Bosnjës, duke shpresuar që ky vendim do të zgjasë .

“Ne kemi ngritur disa herë zërin ndaj pabarazisë së tregtisë me Serbinë dhe Bosnjën dhe Hercegovinën, dhe jemi të gëzuar që zëri jonë më në fund është dëgjuar. Duke pasur parasysh frikën nga përvoja e mëhershme, kur një vendim i MTI-së për masë mbrojtëse të prodhimeve të qumështit ndaj importit nga Bosnjë dhe Hercegovina nuk zgjati më shumë se një javë, ne shpresojmë fuqishëm që ky vendim të mbetet në fuqi deri në përmbushjen e plotë të reciprocitetit tregtarë me këto dy vende”, thuhet në komunikatën e kësaj shoqate.

Tutje ata sugjerojnë që institucionet të fillojnë sa më shpejtë për marrjen e hapave në këtë drejtim në mënyrë që të hapët rruga për punë.

“U bëjmë thirrje edhe institucioneve tjera përgjegjëse për rregullimin dhe kontrollin e tregut që të kryejnë obligimin e vet ligjor dhe të na krijojnë hapësirë për punë, po ashtu presim edhe vendime tjera me qëllim mbrojtjen e produkteve vendore”, thuhet tutje në këtë njoftim.