Foto: Wikimedia

Shoqata e Gjyqtarëve Kërkon Rritje Pagash

Rritjen e pagave të gjyqtarëve të të gjitha departamenteve dhe niveleve të gjykatave e kërkoi Shoqata e Gjykatësve të Kosovës.

“Duke u bazuar në përgjegjësitë që kanë gjyqtarët, shkallën e lartë të rrezikshmërisë dhe sigurinë e pamjaftueshme kërkesa e gjyqtareve për rritje të pagave është mëse e arsyeshme dhe meriton përkrahje të çfarëdo mënyre apo forme,” thuhet në komunikatën e shoqatës.

Shoqata pagat e gjyqtarëve që nuk i takojnë Departamentit të Krimeve të Rënda i cilëson në shpërputhje me përgjegjësitë.

“Duke marrë shkas nga fakti se paga është joproporcinale në raport me punën dhe rreziqet e punës së gjyqtarëve, shoqata shpreson se qeveria do të veprojë sa më parë që te fuqizohet  ligji i pagave,” vijon komunikata.

Qeveria e Kosovës më 15 janar të këtij viti mori vendim që të rrisë për 300 euro pagat e 74 gjyqtarëve të Departamentit të Krimeve të Rënda, një vendim të cilin e përshëndeti Shoqata e Gjykatësve.

http://kallxo.com/qeveria-miraton-operatorin-serb-te-telefonise-mobile/

Një prej tetë kritereve të paraqitura për liberalizimin e vizave në dhjetorin e vitit të kaluar ishte edhe bartja e një numri të gjyqtarëve në Departamentin e Krimeve të Rënda.

http://kallxo.com/demarkacioni-kusht-per-heqjen-e-vizave/

Shoqata e Gjykatësve thotë se nëse nuk rriten pagat, do të mbështesë të gjitha veprimet e gjyqtarëve për realizimin e kësaj kërkese.

“Ne shpresojmë se Qeveria e Republikës se Kosovës do të gjejë forma dhe mënyra për ta realizuar premtimin e vet. Nëse kjo nuk ndodh, shoqata është e gatshme t’i mbështesë të gjitha veprimet e gjyqtarëve për realizimin e kërkesave të ligjshme dhe të drejtave të tyre,” përfundon komunikata.

Nga 3 deri më 20 mars të vitit të kaluar gjyqtarët për disa javë mbajtën grevë gjatë së cilës shqyrtuan vetëm çështjet urgjente dhe ato ku të akuzuarit ndodheshin në paraburgim.

http://kallxo.com/enver-peci-nuk-i-bind-gjyqtaret-ta-ndalin-greven-paralajmeron-doreheqje-nga-kgjk/