Ilustrim

Shoferi ikën nga vetura pasi ndalohet, tre pasagjerët arrestohen nga Policia

Një veturë është ndaluar nga policia në rrugën “Nëna Mbretëreshë” në Prizren mbrëmjen e kaluar.

Në veturë sipas policisë gjendeshin katër persona, vozitësi dhe tre pasagjerë.

Në momentin e ndaljes vozitësi ka ikur nga vendi i ngjarjes duke i lënë tre pasagjeret në automjet.

Gjatë legjitimit dhe kontrollimit në automjet janë gjetur dhe konfiskuar dy qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë, pesha e së cilës ishte 13.89 gram.

Pas arrestimit dhe intervistimit me vendim të prokurorit, tre personat e  dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari i katërt, vozitësi është në kërkim policor.

Vetura me tabela vendore është konfiskuar nga policia.