Foto: Ilustrim

Shoferët Humbin Kontrollin mbi Veturat

Dy aksidente trafiku me të lënduar kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit.

Siç raporton Policia, njëri aksident ka ndodhur në rr. “Ismail Qemali”, në Vushtrri dje rreth orës 04:50.

I dyshuari mashkull derisa ishte duke drejtuar automjetin, dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka përfunduar në një lokal.

Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar tre meshkuj, të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Një aksident tjetër, ku po ashtu dyshohet se shoferi ka humbur kontrollin mbi automjetin, ka ndodhur në fshatin Dashevc të Skenderaj gjysmë ore pas mesnatës së sotme.

Sipas raportit të Policisë, automjeti është rrokullisur.

Si pasojë e aksidentit, lëndime ka pësuar vet drejtuesi dhe një pasagjere, të cilët janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.