Shkupi me ajër të ndotur - Foto: Rtv21

Shkupi, Ndër Qytetet me Ajrin më të Ndotur në Botë

Shkupi sot po ngulfatet nga ajri i ndotur.

Kryeqyteti i Maqedonisë në këtë mëngjes është ndër qytetet me ajrin më të ndotur në botë.

Sipas aplikacionit celular Air Visual, Shkupi është në vendin e parë në listën e qyteteve më të ndotur në botë së bashku me Nju Delhin e Indisë, Lahorin e Pakistanit dhe Katmandun e Nepalit.

Njësitë e matjes tregojnë rritje enorme të grimcave PM10, te Rektorati 395 mikrogramë në metër kub, Karposh 383, Qendër 316, Lisiçe 291 dhe Gazi Babë 261, shkruan tv21.tv.

Grimcat PM10 tregojnë tejkalim të caktuar edhe në Kumanovë, 124 mikrogramë në metër kub, si dhe në Veles 106.

Në kushte të ndotjes së lartë të ajrit rekomandohet dalje jashtë vetëm sipas nevojës dhe shmangie e qëndrimit në sipërfaqe të hapura.

Dalja pa nevoja të posaçme nuk u rekomandojmë posaçërisht fëmijëve të vegjël, personave në moshë dhe grave shtatzëna. /21Media