‘Shkumsi’ jepet sot në Teatrin Kombëtar

Shfaqja “Shkumsi” me tekst dhe regji të Naser Shatrollit jepet reprizë sot në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Autori Shatrolli ka konfirmuar për Kallxo.com se shfaqja jepet në skenën e vogël të këtij teatri si shfaqje mysafire duke filluar nga ora 20:00.

Drama flet për një person që e parasheh se do të ndodhë së shpejti një luftë e re në qytetin e tij, si shkak i ndarjes etnike.

Ai ua cakton fatin qytetarëve me vija kufizuese me shkums në mes të urës, ndërsa njerëzit përreth mbyllen nëpër shtëpi nga paniku i krijuar në qytet. Ndërkohë, do të krijohet një paratension i ri ne qytet!

Në shfaqje interpretojnë Faris Berisha & Ermal Sadiku.