Shkumbin Demaliaj, AAK

Shkumbin Demaliaj e quan ‘kriminel’ Avdullah Hotin

Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj i ka reaguar shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti lidhur me akuzat që ky i fundit i bëri në Kuvend ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj.

Hoti sot ka deklaruar se kryeministri Haradinaj po qeverisë në emër të PAN-it i mbështetur nga bandat kriminale.

Ndërkaq, deputeti Demalilaj, Hotin e quajti kriminel.

Duke kundërshtuar mungesën e opozitës sot në Kuvend dhe bashkëpunimin LDK-VV, Demaliaj ia përmendi Lëvizjes Vetëvendosje kallëzimet penale ndaj LDK-së, në kohën sa Isa Mustafa ka qenë kryetar i Komunës së Prishtinës.

“Hiç nuk na duhet vota e tyre, sepse po shihet haptas se e kanë për një pushtet veç për me qenë dhe jo për me punu dhe me dasht shtetin.Lidhja e tyre me LDK-në po na befason shumë. Ku janë 63 kallëzime penale z. Kurti dhe z. Konjufca që ia keni bërë Isa Mustafës për qeverisjen lokale. A ju keni shku deri në fund apo keni gënjy? Në atë pushtet ka marr pjesë edhe z. Hoti, është pjesë e atij kriminaliteti financiar që ka ndodhë nëse ato padi kanë qenë të vërteta. Sot marramendësisht çohet Avdullah Hoti dhe e quan kryeministrin bandë kriminale, kriminel është vetë Avdullah Hoti. Çka ka bo për Kosovën. Ku mundesh me i thanë një kryeministri bandë kriminale”, tha ai.

Kuvendi i Kosovës, pa prezencën e LDK-së dhe VV-së,  po diskuton për formimin e Komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë.

https://kallxo.com/hoti-shteti-vuan-nga-sundimi-i-treshes-thaci-haradinaj-veseli/

.