?????

Shkon në Kuvend Projektligji për Prokurim

Naser Osmani kryetar i këtij komisioni tregoi arsyet pse po ndodh ndryshim-plotësimi i ligjit.

“Për shkak të lëshimeve që janë bërë në ligjin e fundit të miratuar të prokurimit, sa i përket emërimit dhe shkarkimit të anëtarëve të OShP-së, duke e ditur se ndër kriteret për liberalizimin e vizave është edhe emërimi i anëtarëve të OShP-së,” tha Osmani.

Propozimit nga qeveria të kryetarit dhe anëtarëve të OShP-së dhe emërimit të tyre nga Kuvendi, iu shtua neni 2 pika 1 që Bordi i OSHP-së të përbëhet nga pesë anëtarë që emërohen për një mandat pesëvjeçar pa të drejtë riemërimi. Po ashtu ndryshimi lidhet edhe me shkarkimin dhe saktësimin e mandatit të këtyre anëtarëve.

Kryetari i Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) Safet Hoxha përgëzoi komisionin për ndryshimet e këtij ligji që ka bërë dhe foli edhe për lëshimet që janë bërë në rrugëtimin e tij.

“Së pari përgëzoj për ndryshimet që i keni bërë, kanë ndodhur gjatë rrugëtimit krejt këtij ndryshimi, kanë ndodhur gabime dhe këto gabime, jo vetëm lëshime që janë bërë me rastin e zgjedhjes, por janë edhe një varg ndryshimesh që lidhen me funksionalitetin e procesit të prokurimit publik,” tha Hoxha.

Projektligji për Sigurinë në Punë në Veprimtari Minerare, Projektligji për Patentë-Shofer dhe Projektligji për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar gjithashtu u rekomanduan nga komisioni për seancë të Kuvendit. [interaction id=”56c5f00ab6c51fb652ebeebd”]