Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i Maqedonisë - Foto: Rtv21

Shkon në 24.38% Dalja në Balotazh Deri në Ora 13:00

24.38 % është dalja deri në ora 13:00, në rundin e dytë të zgjedhjeve në 35 komuna, njofton Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i Maqedonisë.

Institucioni që organizon zgjedhjet shprehu optimizëm për numrat e arritur deri në orën 13:00, meqë në orën 10:00 shifrat tregonin 8.09%.

Sipas KSHZ-së, procesi zgjedhor po ecën pandërprerë.

Zëdhënësja e këtij trupi, Lupka Guguçevska tha se asnjë parti apo individ deri në orën 13:00, nuk ka dorëzuar ankesë në lidhje me shkeljen e të drejtës së votës.

Rundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoni po mbahet sot në 35 komuna, në 1.517 vendvotime ku të drejtë vote kanë 833.710 qytetarë.

http://kallxo.com/ne-balotazh-ne-maqedoni-edhe-11-komuna-shqiptare/

Në mesin e komunave të Maqedonisë që kanë shkuar në balotazh janë edhe 11 me shumicë shqiptare. /21Media