Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë - Foto: Facebook

Shkolla 'Elena Gjika' nuk e respekton grevën e thirrur nga SBAShK

Edhe përkundër se SBAShK bëri thirrje për grevë të të gjitha institucioneve arsimore që nga dita e nesërme, shkolla “Elena Gjika” e Prishtinës ka vendosur të mos e respektojë këtë kërkesë.

Shkolla “Elena Gjika” ka njoftuar se nesër, më 14 janar, do të fillojnë gjysmëvjetorin e dytë sipas kalendarit të rregullt mësimor.

“Shkolla jonë mbështet kërkesat e mësimdhënësve qe të ngritet koeficienti i pagës dhe të jetë i dinjitetshëm , të jetësohet statusi i mësimdhënësve të viteve 90- ta, por duke gjetur forma të tjera të grevës pa e dëmtuar procesin mësimor”, thuhet në njoftimin e shkollës.

Sipas kësaj shkolle, arsimi duhet të jetë prioritet i prioriteteve dhe të shpallet interes nacional.

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, paralajmëroi sot se greva që do të nisë nesër mund të zgjatë me muaj të tërë.

https://kallxo.com/sbashk-greva-ne-arsim-qe-nis-neser-mund-te-zgjate-me-muaj/

www.kallxo.com