Foto: Ilustrim

Shkelet për Vdekje Këmbësorja në Podujevë

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:00 në rr. “Skënderbeu” në Podujevë.

Sipas Policisë, një shofer ka goditur me veturën e tij një këmbësore, duke duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Sipas raportit të përditshëm policor, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Mjekësinë Ligjore për autopsi.

I dyshuari me vendim te prokurorit dërgohet në mbajtje.

Dy javë më parë, Policia e Kosovës ka bërë apel për kujdes të shtuar në trafik pas përkeqësimit të motit dhe reshjeve e mjegullës.

http://kallxo.com/perkeqesimi-motit-policia-apelon-per-siguri-ne-trafik/

KALLXO.com ka raportuar shpesh për aksidente në komunikacion, të cilat në disa raste kanë përfunduar edhe me fatalitet.

Po ashtu, KALLXO.com kishte raportuar në korrik të këtij viti për një rritje shumë të madhe të numrit të aksidenteve në trafik në gjashtëmujorin e parë.

http://kallxo.com/rritje-e-frikshme-e-numrit-te-aksidenteve/