Emërimi i Numan Baliqit zëvendësministër | Foto: Facebook
Shkarkohet Zëvendësministri Numan Baliq
22.1.2018 - 13:26
Numan Baliq nuk arriti të ushtrojë detyrën e Zëvendësministrit për më shumë se 30 ditë.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë vendim për ta shkarkuar një Zëvendësministër që e kishte emëruar një muaj më parë.
Zyra për Komunikim e Kryeministrisë nuk ka dhënë detaje për arsyet e shkarkimit ndërsa për KALLXO.com kanë thënë se kjo ka të bëjë me marrëveshjen politike me partinë e boshnjakëve.
“Shkarkimi i tij vie si rezultat i marrëveshjes politike që ekziston me partinë nga Komuniteti i të cilës vie z.BALIQ”, është përgjigja nga Zyra e Kryeministrit.
KALLXO.com kishte raportuar për emërimin e Baliqit si Zëvendësministër i Administratës Publike.
http://kallxo.com/numan-baliq-zv-minister-ri/