Seanca e sotme e Kuvendit - Foto: KALLXO.com

Shkarkohet Anëtarja e Bordit të RTK-së

Kuvendi i Kosovës me 56 vota për, 2 kundër dhe 16 abstenime ka miratuar rekomandimin e Komisionit për Media për shkarkimin e Mimoza Hasani-Pllanë nga pozita e anëtarit të bordit RTK-së.

Para votimit, Shqipe Pantina, zëvendëskryetare e Komisionit funksional për media dha arsyetimin.

“Shkarkimi i anëtarit të RTK-së bëhet kur ky anëtar është i angazhuar në aktivitete që paraqesin konflikt interesi. Ajo është emëruar nga Kuvendi me 30 korrik 2015, ku në të njëjtën kohë ajo ka ushtruar edhe pozitën civile, zyrtare për çështjen e fëmijëve në MASHT dhe nuk e ka pezulluar këtë pozitë”, theksoi deputetja Pantina.

Sipas Shqipe Pantinës, Mimoza Hasani-Pllana ka shkelur Ligjin për shërbimin civil dhe atë për RTK-në për dy vite radhazi.