Shiu i dendur e breshri shkaktojnë dëme në Elbasan

Pasditen e së shtunës në Elbasan ka rënë një shi i dendur dhe breshër.

Si pasojë në lagjen “5 maji” ka pasur edhe përmbytje, ndërsa ne fshatin Godolesh dhe Fushe Bull ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në prodhimet bujqësore.

Në disa shtëpi niveli i ujit shkon mbi 50 cm, duke dëmtuar orendi e pajisje elektro-shtëpiake.

Në banesat e përmbytura ka shkuar deputeti i zonës, Taulant Balla i shoqëruar me kandidatin për kryebashkiak Gledian Llatja dhe Kryetarin e Bashkisë Qazim Sejdini.

“Shtabi Emergjencës u ngrit, ndërkohë edhe Ministria e Mbrojtjes do të jetë pjesë e ndihmës”, shkruan Balla në Facebook./RTK