Shinzo Abe - Foto: Facebook

Shinzo Abe Rizgjidhet Kryeministër i Japonisë

Dhoma e Ulët e Parlamentit të Japonisë ka zgjedhur sërish Shinzo Aben kryeministër të vendit.

Abe mori mbështetjen e 312 prej 465 deputetëve në Dhomën e Ulët.

Pritet se ai do të formojë Qeverinë në përbërje të njëjtë.

Abe shpalli zgjedhjet e parakohshme me shpresë së Partia e tij Liberale Demokratike do të shënojë një rezultat të mirë, pasi që Partia Demokratike në opozitë u shpërbë në fund të shtatorit, gjë që ndikoi në rritjen e popullaritetit të tij.

Koalicioni qeveritar në zgjedhjet që u zhvilluan më 22 tetor fitoi 310 prej 465 ulëseve në Dhomën e Ulët të Parlamentit, duke siguruar shumicën prej dy të tretave.

Abe është kryeministër i Japonisë që nga dhjetori i vitit 2012./21Media