Shifrat e kosovarëve të mbetur në Siri

Megjithëse 110 shtetas kosovarë janë kthyer dje nga Siria, mbi 80 të tjerë vazhdojnë të jenë në zonat e konfliktit.

Sipas të dhënave në Siri vazhdojnë të jenë rreth 30 luftëtarë , 49 fëmijë dhe tetë gra.

Lidhur me të kthyerit e djeshëm, sipas qeverisë 4 burra janë arrestuar ndërsa gratë dhe fëmijët po rehabilitohen për tu riintegruar më pas në shoqëri.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri nuk dha informacione nëse do të ketë operacion të ngjashëm rikthimi në të ardhmen mirëpo tha se kanë mbështetjen e shteteve aleate në këto operacione.

https://kallxo.com/pritja-e-kosoves-per-te-kthyerit-nga-siria/