Shfaqja ‘Verteri’ jepet sot në Teatrin ‘Adriana Abdullahu’ në Ferizaj

Teatri “Adriana Abdullahu” i qytetit të Ferizaj do të shfaq sot në mbrëmje, në ora 20:00 shfaqjen e “Verteri” me tekst të Johann Wolfgang Goethe dhe me regji të Stefan Schletter.

Shfaqja sjellë mesazhe universale për raportet ndërmjet njerëzve ku vihen në pah më shumë ngjashmëri se sa ndryshime në një botë të globalizuar.

Në shfaqje luajnë aktorët: Jajush Ramadani, Edona Berisha-Bekteshi dhe Milot Salihu.