Shfaqja ‘Shkumsi’ jepet sot Shkup

Shfaqja “Shkumsi” me regji të Naser Shatrollit jepet sot në ora 21:00, në Teatrin e Fëmijëve në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Shfaqja Skumsi shpërfaq problemet me të cilat ballafaqohet shoqëria kosovare që nga përfundimi i luftës.

Përmes ironisë dhe humorit, duke aluduar edhe në Urën në Mitrovicë, autori rikujton se urat janë për lidhje të popujve e jo për ndarje.

Regjisori Naser Shatrolli ka thënë për Kallxo.com, se është hera e parë që “Shkumsi” shfaqet para një publiku jashtë vendi.

“Ditën e premte, do të ngjitemi në skenën e Teatrit të Fëmijëve në Shkup, është skenë e themeluar për të rritur nga komuniteti i artistëve shqiptar. Është hera e parë që shfaqemi para publikut të Shkupit”, ka thënë ai.