Shfaqja ‘Shkumsi’ jepet sot në Teatrin Kombëtar

Shfaqja “Shkumsi” me tekst dhe regji të Naser Shatrollit jepet sot në skenën e vogël të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Shfaqja jepet në ora 20:00, ndërsa shpërfaq problemet me të cilat ballafaqohet shoqëria kosovare që nga përfundimi i luftës.

Përmes ironisë dhe humorit, duke aluduar edhe në Urën në Mitrovicë, rikujton se urat janë për lidhje të popujve e jo për ndarje.

Drama ka një dozë politike pas mesazhi i shfaqjes i sheh qytetarët si çelësin e zgjidhjes së problemeve të tyre.

Në shfaqje luajnë Faris Berisha dhe Ermal Sadiku.