Shfaqja ‘Psikozë n’4:48’ jepet sot në Teatrin ‘Adriana’ në Ferizaj

Teatri ‘Adriana Abdullhau” i qytetit të Ferizajt do të shfaq sot në mbrëmje duke filluar nga ora 20:00 shfaqjen “Psikozë n’4:48” me tekst të autores britanike, Sarah Kane dhe regji Fatos Berishës.

“Psikozë n’4:48” është dramë e fragmentuar përmes së cilës trajtohet tema e depresionit në shoqërinë (individë) e sjellë në skenë përmes lojës brilante të aktorëve ferizajas.

Në shfaqje luajnë: Mevlan Saraçi, Edona Berisha, Ekrem Jakupi, Jajush Ramadani, Ali Krasniqi, Arben Marevci, Sherif Bega dhe Milot Salihu.