Shfaqja ‘Prehëri i gjyshit’ nesër në Teatrin ‘Dodona’

Teatri i Qytetit të Prishtinës ‘Dodona” do të shfaq nesër, e shtunë 15 shtator 2018, shfaqjen me kukulla “Prehëri i gjyshit” të autores  Vesa Qena me regji të Melihate Qenës.

Shfaqja trajton tematikën për barazinë gjinore në kuptimin e trashëgimisë në familje.

Jepet në dy terminë në ora 12:00 dhe 13:00 dhe është financuar nga USAID.