Shfaqja 'Kukulla' jepet sot në Teatrin 'Adriana Abdullahu' në Ferizaj

Teatri “Adriana Abdullahu” i Qytetit të Ferizajt shfaq sot, 8 nëntor 2018, në mbrëmje duke filluar nga ora 20:00 shfaqjen “Kukulla” me tekst të Miro Gavran dhe regji të Kalterim Balajt.

Shfaqja rrëfen historinë e një të riu, i cili i sapo ndarë nga e dashura e tij, duke mos mundur ta përballojë vetminë që e kaplon, kërkon në internet “super kukullën”, androidin e fundit, e krijuar ekskluzivisht për t`i bërë njerëzit të lumtur.

“Kukulla” është produksion i Teatrit të Qytetit “Bekim Fehmiu” të Prizrenit dhe në Ferizaj shfaqet si shfaqje mysafire.

Ekipi i shfaqjes: asistent regjie: Mahir Musliu, skenografia nga Petrit Bakalli, kostumet nga Samka Ferri, ndërsa luajnë: Alban Krasniqi dhe Hajat Toçilla.