Burimi: Qendra Multimedia

Shfaqja ‘Hipokritët ose pacienti anglez’ jepet sot në teatrin ‘Adriana’ në Ferizaj

Teatri “Adriana Abdullahu” i qytetit të Ferizajt do të shfaq sot në mbrëmje, duke filluar nga ora 20:00 shfaqjen ‘Hipokritët ose pacienti anglez’ me tekst të Jeton Nezirajt dhe regji nga Agon Myftari dhe Blerta Neziraj.

‘Hipokritët ose pacienti anglez’ është prodhim i Qendrës Multimedia dhe në Ferizaj shfaqet si shfaqje mysafire.

Komedia flet për degradimin e sistemit shëndetësor në vend dhe sektor i cili është shndërruar në njërën prej gangrenave kryesore të shoqërive bashkëkohore, jo vetëm te ne por edhe në mbarë rajonin dhe më gjerë.

Në këtë kohë, kujdesi shëndetësor është marketizuar e komercializuar, kurse institucionet shëndetësore publike funksionojnë në kushte të mjerueshme, me mjekë të korruptuar e mizantropë.

Në shfaqje luajnë: Ilire Vinca, Bajrush Mjaku, Dukagjin Podrimaj, Shpetim Selmani, Ernest Malazogu, Daniela Markaj, Art Lokaj (muzikant).