Shfaqja ‘Gjashtë’ jepet sot në Teatrin e Qytetit në Gjilan

Shfaqja ‘Gjashtë” me tekst të Arian Krasniqit dhe regji nga Valon Pallaska jepet sot, në ora 20:00 në Teatrin e Qytetit në Gjilan.

“Gjashtë” është një dramë plotë ankth, tension e përcjellë me shumë emocione të cilat i sjellin në skenë aktorët Edi Kastrati dhe Elida Shasivari.

Shfaqja është prodhim i Teatrit Profesionist “Hadi Shehu” të Gjakove dhe në Teatrin e Qytetit të Gjilanit shfaqet si pjesë e marrëveshjes mbi shkëmbimin e shfaqjeve mes teatrove publike të Kosovës.

Përveç kësaj shfaqje në kuadër të kësaj marrëveshje nesër, më 22 nëntor 2018, po në Gjilan do të jepte shfaqja “Lufta e III-të botërore” e Teatrit “ODA” nga Prishtina.