Shfaqja 'Fabrika e kukullave’ rikthehet në teatrin Dodona

Teatri i Qytetit të Prishtinës  “Dodona” shfaq sot në mbrëmje duke filluar nga ora 21:00 reprizën e shfaqjes “Fabrika e kukullave”  nga Mentor Haliti dhe regji të Naser Shatrollit.

Shfaqja ‘’Fabrika e kukullave” është bashkë prodhim në mes Euro Ballkan Institute dhe  TQP Dodona, është një komedi e zezë, përmes së cilës eksplorohet fryma e teatrit të absurdit.

Gjithçka shpaloset përmes një drejtori dhelparak sjelljet  tragjikomike të cilit ngjasojnë me një diktator modern që ngjall nostalgji për të djeshmen dhe alarmon për të sotmen.

Shfaqja ‘’Fabrika e kukullave” do të shfaqet në Dodona edhe nesër në të njëjtin termin.

Në shfaqje luajnë: Butrint Lumi, Rina Krasniqi, Edlir Gashi.