Shfaqja ‘Erdhi Godoja’ sonte premierë në Teatrin e Gjilanit 

 Teatri i Gjilanit shfaq sot, 24 maj 2019,  në mbrëmje, duke filluar nga ora 21:00, premierën e shfaqjes “Erdhi Godoja” me tekst të Daniel Curzon dhe regji të Shkëlzen Berishës.

Shfaqja rrëfen historinë e dy njerëzve pa ndonjë destinacion të qartë jetësor vetëm sa për t’i bërë aktive jetët e tyre, të cilët arsyetohen se janë në pritje të shpëtimtarit të tyre, që edhe kur ju vjen, ata dështojnë ta kuptojnë atë që kanë pritur tërë jetën – Domethënien!

Gjithçka do të prezantohet mes situatave me plot humor dhe pamjes së sjelljeve absurde që burojnë kontekste që i ndeshim në jetët tona çdo ditë.

Ndërsa nesër po në Teatrin e Gjilanit kjo shfaqje jepte reprizë në ora 21:00.

Luajnë: Avni Shkodra, Gani Rrahmani, Tringa Hasani dhe Njomëza Kalaveshi. Skenografia dhe kostumet Bekim Korça.