Shfaqja ‘Erdhi Godoja’ jepet sot në Teatrin e Gjilanit

Shfaqja “Erdhi Godoja” nga Daniel Curzon me regji të Shkëlzen Berishës jepet sot në mbrëmje reprizë në Teatrin e Gjilanit.

Shfaqja është një parodi absurdiste me humor fantastik nga Daniel Cruson, e sjellur në një interpretim nga aktorët gjilanas: Avni Shkodra, Gani Rrahmani Tringa A. Hasani dhe Njomëza Kalaveshi.

Shfaqja tregon historinë  e dy njerëzve pa ndonjë destinacion të qartë jetësor vetëm sa për t’i bërë aktive jetët e tyre, të cilët janë në pritje të shpëtimtarit që edhe kur ju vjen, ata dështojnë ta kuptojnë atë që kanë pritur tërë jetën – Domethënien!