Shfaqja ‘Artisti i vetëm’ jepet sot në Tiranë

Shfaqja “Artisti i vetëm” më tekst të Ralph Hammerthaler dhe regjit e interpretim të Naim Berishës, jepet sot, më 19 gusht 2019, në Teatrin Kombëtar të Tiranës.

Shfaqja jepen në ora 20:00, ndërsa jepet në kuadër të festivalit “Mbro teatri” që po mbahet për mbrojtjen e godinës së teatrit Kombëtar në Tiranë. .

Festivali “Mbro teatri” organizohet nga artistët për të sensibilizuar opinionin e gjerë artistik dhe qytetarë, shqiptarë dhe të huaj, për mbrojtjen e objektit te Teatrit Kombëtar në Tiranë, prej rrënimit të planifikuar nga institucionet vendim marrëse të shtetit shqiptar.

Shfaqja “Artisti i vetëm” e cila vë në pah trajtimin e pa dinjitetshëm që i bëhet artistit, ndërlidhet me momentumin e tendencës për shembjen e objektit të Teatrit Kombëtar të Shqipërisë dhe keqtrajtimin që po ju bëhet artistëve që janë rreshtuar në mbrojtje të këtij institucioni.

“Artisti i vetëm” është shpërfaq mesazhe dhe histori shumë interesante rreth mënyrës se si trajtohet një artist në të vërtetë sot.

Pas shfaqjes, regjisori dhe aktori i shfaqjes Naim Berisha do të lexojë një mesazh mbështetës  nga dramaturgu i shfaqjes  Ralph Hammerthaler drejtuar artistëve të cilat janë në mbrojtje të godinës së teatri.