Sherifi: Serbia do të mbajë përgjegjësi për gjenocidin në Kosovë

Shefi i grupit Parlamentar i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi në fjalën e tij për Projekt Rezolutën për Gjenocidin e kryer nga Serbia në Kosovë ka thënë se kjo rezolutë do t’i jap fund pandëshkueshmërisë së krimeve serbe ndaj shqiptarëve,

“Jam këtu me e prezantu projekt rezolutën të cilën e kemi punuar të gjithë përfaqësuesit e grupeve parlamentare. Kjo rezolutë ka për qëllim që t’i jepën fund pandëshkueshmerisë së krimeve shtetit të Serbisë në Kosovë”, tha Sherifi.

“Ky është hapi i parë i ndërtimit të një rrëfimi të përbashkët të shkruar i të gjithë neve se çka është e si quhet i tërë ai krim që ka ndodhë në Kosovë. Ne me qëllim e kemi quajtur “Rezolutë për Gjenocidin e kryer serb në Kosovë””, vazhdoi tutje shefi i grupit Parlamentar të Nismës.

Ai tha se të gjithë serbët që janë gjallë dhe kanë kryer krime në Kosovë, do të vihen para përgjegjësisë bashkë me shtetin e Serbisë.

“Rezoluta do t’i obligoj institucionet e Kosovës që të kërkojnë drejtësi, Parlamentin, Presidencën, Qeverinë e institucionet e drejtësisë. Kriminelët që janë gjallë do të përpiqemi t’i vejmë para drejtësisë dhe shteti i Serbisë do të jetë aty dhe do të vihet para drejtësisë. Ai shtet do të mbaj përgjegjësi për gjenocidin në Kosovë, ne do të jemi këtu dhe nuk do të hjekim dorë nga kërkimi i drejtësisë”, tha në fjalën e tij Sherifi.

https://kallxo.com/kuvendi-sot-diskuton-nismen-per-tribunalin-per-gjykimin-e-krimeve-te-serbise/