Bilall Sherifi

Sherifi: Raporti i Progresit pasqyron më shumë punën e qeverisë Mustafa

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi tha se për gjetjet e Raportit të Progresit është më shumë meritore qeveria e kaluar, gjegjësisht e udhëhequr nga Isa Mustafa.

“Unë desha ptë theksoj për ata që nuk e kanë lexuar për çfarëdo arsye që ky raport mbulon periudhën nga tetori 2016 deri në shkurt 2018. Pra nuk është një raport që përshkruan gjendjen për një vjecare por një vjet e gjysmë. Duke përfshirë edhe burimet nga Qeveria e Kosovës, shtetet e BE-së, burime të ndryshme. Ky raport përfshin punën e dy  qeverive apo më saktë përfshin punën më të madhe të qeverisë së kaluar”, tha Sherifi

Ai theksoi se duhet të ketë më shumë fokus mbi të ardhmen dhe punën që duhet bërë për përmirësimin e gjendjes sesa të shikohet nga e kaluara.

“Duke marrë parasysh faktit që janë marrë kryesisht pas muajit tetor, shumë gjëra nuk kanë arritur as të raportohen. Është raport përmes cilit kuptojmë se çka është bërë në këto 18 muaj. Nëse kemi stagnim në fushën e arsimit atëherë janë përgjegjës më shumë qeveria e kaluar. Nuk është se gjithqka është zi ”, tha Sherifi.