Sherifi – Konjufcës: Nëse do të kaloje nëpër atë çfarë ka kaluar Famir Limaj do të përfundoje në çmendi

Kuvendi i Kosovës është duke vazhduar seancën e jashtëzakonshme për ndaljen e monopolit të homologimit.

Glauk Konjufca, shef i grupit parlamentar të LVV-së, tha se deri më tani vetëm NISMA është deklaruar kundër dhe sipas tij këtë po e bëjnë për ta mbrojtur Fatmir Limajn.

“Në këtë seancë kryesisht është folur me argumente, të thuash që mënyra sesi i është dhënë Devollëve homologimi nuk është monopol, kjo e redukton këtë seancë në ata të cilët u panë qartë që janë kundër këtij manipulimi edhe një grupi të cilët do ti kisha quajtur apologjetët e Fatmir Limaj-të, pra vetëm dy grupe i pash sot në parlamentin e Kosovës, bile edhe PDK është që të ndryshohet kjo punë”, tha Konjuvca.

Ai deputetët e NISMA-së i ‘konsideroi’ oda e avokatëve të Limajt, duke shtuar se ata janë të frikësuar se mos ndoshta prokuroria hap hetime për monopolin e homologimit.

“I vetmi grup që ka mbetur oda e avokatëve të Famir Limajt po e vazhdojnë të njëjtin avazë në këtë seancë, unë mendoj që sa i përket homologimit këtu është krijuar një shumicë kritike dhe unë e përshëndes që kësaj ti jepet fund. Është krijuar një grup që e mbështetë Famir Limaj, janë të frikësuar se nëse vërtetohet që kjo ka qenë monopol prokuroria duhet me nis hetim, këta frikësohen që nëse shkon puna deri aty e humbin idolin e tyre të cili po e mbrojnë”, tha ai.

Ndaj këtyre deklaratave të Konjufcës, reagoi shefi i grupit parlamentar të NISMA-s, Bilall Sherifi i cili deputetin Konjufca e quajti shpifës dhe propagandues.

“Glauku vazhdon  me logjikën e propaganduesit, tash ja shtoi vetës edhe shpifësin sepse nuk merr për baze atë që e thash unë, pra unë flas në emër të NISMA-s dhe jo Glauku, unë thash që e mbështesim, heqjen e kësaj mënyre të dhënies së kontratës”, tha ai.

Ndërsa duke iu referuar ‘frikës’, Sherifi tha që nëse Konjufca do të kalonte nëpër procesin gjyqësorë që ka kaluar Fatmir Limaj ai do të përfundonte në çmendinë.

“Sa i përket frikës nga prokuroria ti veç ëndërr me pas kapërcye nëpër ato procese shpifëse tash ishe kon ne çmendin se çaç e ke pikën e shkrirjes ti. Ai i ka fituar të gjitha betejat me ligj, rrini bre korrekt se nëse vazhdoni me këtë logjik në karriget e mesit nuk ka me ju ra mu ul kurrë ose majtas ose djathtas”, theksoi ai.