QKUK - Foto: KALLXO.com

Shërbimi Spitalor i Kosovës me Bord të Ri

Qeveria e Kosovës miratoi përbërjen e re të Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK).

Bordi i ri, mandati i të cilit do të jetë 3 vjeçar kanë në përbërje 6 anëtarë.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili prezantoi përbërjen e re të këtij bordi.

Në të do të jenë Shemsi Veseli, Fatmir Dragidella, Naser Ramadani, Mirdita Hajdari, Ardian Ferizi  dhe një ekspert i menaxhimit shëndetësor i cili do të zgjidhet me konkurs.