Kanceri ILUSTRIM

Shënohet Dita Botërore kundër kancerit

Klinika e Onkologjisë dhe Shoqata e Onkologëve të Kosovës (SHOK), organizojnë sot në  Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare aktivitet me rastin e Ditës Botërore të Kancerit, 4 shkurtit.

Më  këtë rast, organizohet Tryezë me  temë “Sëmundjet malinje, sfidat e menaxhimit të  tyre në  vendin tonë  dhe në  botë”.

Gjatë këtij aktiviteti po ashtu do  të shpërndahen edhe broshura informative.

Dita Botërore e Kancerit bashkon popullatën e botës në luftën kundër kancerit dhe synon të shmangë miliona vdekje të parandalueshme çdo vit përmes rritjes së vetëdijshmërisë dhe edukimit mbi sëmundjen, duke shtyrë qeveritë dhe individët në tërë botën që të ndërmarrin aksion.

(Klinika e Onkologjisë  në  QKUK,   ora 12:00)